Bisedë me veten time – Nga Vangjush Ziko
U thinjëm bashkë
dhe nuk njihemi,
vetja ime,
(sa herë të kam pyetur
dhe s'përgjigjesh),
mos m'u zemëro
për kapriçiot e mia,
jeta është enigmë
dhe as ti nuk je orakulli i Delfit,
me sy jemi
dhe jemi të verbër,
kërkojmë lumturinë
dhe s'e gjejmë,
(a ekziston, vallë),
si ta vras gjarprin
e egoizmit
që më helmon çdo çast,
(s'më përgjigjesh,
e mençura ime),
as ti s'e ke atë shigjetë,
ta ka thyher
kjo botë e gënjeshtërt.



