Krijimtari

Vangjush Ziko: Unë pagani i ri

Në qoshe të dhomës

kleit para ikonës së Zotit

kandili i vogël

si pika e lotit,

Ekrani i televizorit

(qiell muzgu

me yllin në cep)

pret mua kozmonautin ta shkel,

Laptopin e hap

siç hap Biblën,

më mbeti në dorë iPhoni,

idhulli im i fildishtë

si rruazare me Krisht,

Unë pagani i ri

(jo i Bronxit)

harroj se s'kam lindur

racë roboti,

por Njeri.

Tagged under Vangjush Ziko