Krijimtari

Stafeta e stinëve - Nga Vangjush Ziko

Ikën stinët

duke i lënë amanetet

njëra-tjetrës,

pranvera i la verës

aguridhet t'i pjekë,

vera vjeshtës i la

vreshtat t'i shtrydhë

musht për verë,

dimri i piu tok

të gjitha stinët,

iu skuqën faqet,

iu zbardhën thinjët,

ra në gjumë të flerë,

në mjekër i mbiu

një manushaqe.

Tagged under Vangjush Ziko