Krijimtari

Larg - Nga Rushan Xhaferi

Larg trojeve,

larg detit,

larg lagjes,

larg qytetit,

larg miqve,

larg çifliqeve pa vlerë.

 

Larg nënës,

larg motrës,

larg varreve të të parëve.

 

Larg kujtimeve,

Larg sherreve,

larg pajtimeve,

larg tokës së shkretë.

 

Larg do vdes,

por larg s’do jem,

se mbart me vete,

një copëz mëmëdhe.

 

Tagged under Rushan Xhaferi