Krijimtari

Etyd pranveror - Nga Vangjush Ziko

Një tufë zogjsh të zinj

(si nuk i zbardhi dimri!)

nota pentagrami

në degët e panjës rrinë,

provojnë zërin

mos u ka ngrirë,

panja lakuriq

ëndërron fustan të blertë,

zogjtë,

folenë bosh me vezë,

unë hedh fall

në pëllëmbën eshtake

të kurbatkës jetë.

Tagged under Vangjush Ziko