Krijimtari

Tymi i betejave - Nga Vangjush Ziko

Jataganët,

as armët moderne s'i njoh.

(kam bërë zbore,

por s' kam bërë luftë).

Mbi skrivani

një kalem,

një fshirës i butë

dhe stilolapsi në pension.

Ekrani i laptopit më pozon

hartën e betejave,

gërmat e tastierës

si pultet e raketave.

Mendimet,

(ah, mallkuar mendimet!)

gjithnjë në betejë me ndjenjat.

Tymi i betejave të tyre

m'i mbështjell frymëzimet.

Tagged under Vangjush Ziko