Ndryshkje - Nga Vangjush Ziko
Thinjemi
duke ngrënë një kafshore bukë,
duke pirë një gotë verë,
duke puthur dashurinë
në buzët që i dridhen,
mbllaçitim premtimet
(synojmë qëllimin e jetës),
egoizmi grabit
thesarin e virgjër
të shpirtit naiv,
dhe ngrihet
alter egoja
(e ndryshkur si vjeshta)
mbi eshtrat
e ndërgjegjes sonë.



