Krijimtari

Gëzuar Pashkën!-Nga Vangjush Ziko

PASHKA

U thërmuan 
kërcijtë e akullt të dimrit,
çarçafi i tij,
si qefini me njolla
në varrin e Galilesë,
bari i molisur
(fytyra e Llazarit
porsa ngritur prej varrit),
u ngjyen lulet e pemëve
dhe vezët e Pashkës,
lisat e motshëm 
hodhën mbi supet
pelerinën e blertë,
blatojnë me gjuhë apostujsh
himnin e ngjalljes së Jetës
me kurorë ferrash 
mbi ballë ende.

Tagged under Vangjush Ziko Pashka