Krijimtari

Stina e lodhur - Nga Vangjush Ziko

Turfullon liqeni,

shqep palët e valëve

si rrobat e ngrëna mole,

përzihen mendimet

(ndizen e shuhen

si reklamat marramendëse

në ethe alarmante),

ne lakuriq

(të zhveshur

si pyll vjeshte),

presim të na veshë

e të na ngrohë shpresa,

ta mbështetë ballin dielli

te pragu ynë i derës,

stina e lodhur e jetës

pranverën pret.