Krijimtari

Netët - Poezi nga Vangjush Ziko

Netët

Më kujtohen netët 
pa gjumë,
syhapur,
kalonin makinat në rrugë
mbi mua,
mbi shtratin,
mbi ëndrrat e mia,
gdhij pa gjumë tashi
weekend-in,
makinat flenë,
nuk fle unë,
dal në rrugë
me hapat bëj zhurmë,
semaforët nevrikë më ndritin sytë,
e kuqja 
më tund shaminë e toreadorit
(dem i ndërkryer i dukem)
e verdha nuk ngutet 
(i ngjaj somnambul unë),
jeshilja digjet ëmbël,
(xixëllojë behari): 
kalo poezi e pagjumë
ngarkuar me ëndrrat
e mërgimtarit.

 

Tagged under Vangjush Ziko