Recital i Emigrantit - Nga Vangjush Ziko
O Zot,
shëtit rrugëve të qytetit tim
të gjej dy sy
që më njohin
dhe i njoh
(më kot!)
Në lulishten tënde
me trëndafila
dhe mermer lëbyrës
i njoha të gjithë, o Zot,
miqtë dhe shokët e mi
të fjetur,
Psallnin të përgjunjur
meshën e përshpirtjes
të tokës
që po braktiset.



