Dëshmitarët e Përjetësisë - Nga Vangjush Ziko
Pas bubullimës
gjithnjë ka heshtje,
heshtje dhe shi
që shuan rrufenë përvëluese,
bie paqja mbi pellgjet,
era kreh krifën e qullur të barit,
than sytë e përlotur të luleve,
qielli i zemëruar platitet,
toka bëhet memece,
drurët
(dëshmitarët e stinëve
dhe përjetësisë kontradiktore)
thithin dhimbjen e kulluar të dheut
dhe temjanin e rrufesë së shuar,
rrënjët e jetës
dhe mushkëritë e përjetshme frymojnë.
©Vangjush Ziko



