Ditëlindja jote vjeshtake - Nga Vangjush Ziko
Vangjush Ziko
Gdhiu dita jote
(dhe jona natyrisht),
kjo ditëlindje vjeshtake,
bonjake,
lakuriqe si natyra,
plagët e tua
të kuqe,
të hidhura si lulekuqet,
si manushaqet
mavi,
as thahen,
as zhduken
(për në album),
mbi gjoksin tënd shkëmbor,
Atdheu im!
©Vangjush Ziko



