Krijimtari

Këtu - Nga Ilir Levonja

Këtu dielli lind

po njësoj

si aty,

këtu dielli perëndon

po njësoj

si aty...

Këtu ka fusha,

pemë,

pyje,

vende për arrati.

Këtu ka lumenjë dhe

zogj ndër shelgje

hënë të plotë

nderur

midis.

Liqej të heshtur

oqean

delfinë,

varka me vela

hapësirë për

arrati.

Këtu jeta sillet

po njësoj,

lëvizje

bujë

bulëri.

Po veç,

kudo ku shkon

mungon ti...

Askush nuk të pret

në kafe,

a birrari.

©Ilir Levonja