Dy balada nga Vangjush Ziko

BALADA E XIXËLLONJËS
Më buzëqeshe mbrëmjes duke ikur
(xixëllonjë duke djegur e duke fikur),
dritares ia hapa dy kanatat
(s'i mund të të lija ty përjashta).
Hyre dhe shpirtin ti ma veshe
me dritë dhe me buzëqeshje,
aromë përralle e protomajaje,
kundërmimin e majit shpërndaje.
Na zu gjumi dhe pashë ëndërr
veshur nuse ti dhe unë dhëndër,
ti robinë, unë mbreti i gënjeshtër,
skllavi unë, ti ojnakja mbretëreshë.
TRIFILI ME KATËR FLETË
Më dhuroi jeta
trifilin me katër fletë.
Njëra kundërmonte erë pranverë.
Tjetra mollë e pjeshkë
me djersë përzjerë.
E treta vjeshtë me shi
nga reumatizma gufuar.
E katërta me dëborë mbuluar
(livadh dimri),
Kullosnin vargjet
thinjët e frymëzimit.
©Vangjush Ziko