VJERSHË DIMËRORE - Nga Artan Gjyzel Hasani
në shtëpinë me mure të kaltër ajri
heshtja përgjum kujtimet që la pas era…
i ngrirë lumi, me dëborë brigjet
me avuj deh liqeni patat e egra…
oh, ky dimër banal
me këtë ngricë kaq qibare
që prek edhe shpirtin
ia shqeu lëkurën gjirit të pemës
aty ku plaga rrjedh pa zë dhimbjen
porcelanin e thërmuar të dëshpërimit
klithmën e tmerrshme të rrënjës…
por në pranverë do të vishet përsëri me gjethe
dhe mbi lëkurë të saj të tjerë si ti dhe unë
gjurmët e njëri tjetrit shkujdesur do fshijnë
me puthje do ia mbyllin buzët plagës
dhe mua do më dhëmbë akoma më shumë…
(nga vëllimi poetik "ID")
©artangjyzelhasani



