E dashur milingonë - Nga Artan Gjyzel Hasani

Atdheu është një shaka e hidhur
që bënë me ty kur ishe e vogël…
e kishin fjalën për Atdheun e tyre
dhe kur u rrite e kuptove që Atdheu yt
ishte një gënjeshtër…
Atdheu është një ndërtim pa leje
i shqyer dyersh e kanatash…
Atdheu është Kullë e Babelit
që shembet e ngrihet përditë
gjithmonë nga një më i fortë se ty
që mbi Mëmëdheun tënd Përdhes
do të ndërtojë
Atdheun e tij 100 katësh...
nga lartësia e tij
ti nuk do të dukesh fare
por kur mos te kesh tjetër rrugë
rritu
rritu
rritu
bëhu më e madhe se këpuca e tij
dhe kjo eshte e vetmja zgjidhje...
©Artan Gjyzel Hasani