TË DUA - Nga Armenida Qyqja
Dua... trazirën që sjell në sytë e tu,
Fjalët që udhëve të ngatërrohen,
Asgjë s'të them, të fshihem diku,
Në horizontet që pambarim zgjerohen...
Dua...tërmetin shtatë ballsh të fjalëve,
Këmbanat që brenda zemrës bien,
Dhe pse të fshihem diku pas buzëqeshjeve,
Zotit i lutem që kurrë mos reshten...
Dua...veten time kur luan me ty
Dhe ty që kurrë nuk zemërohesh,
M'i fal të tëra dhe me dritën në sy
Pa kushte tek unë dorëzohesh...
Mrekullitë e botës i njohin të gjithë,
Por unë kam një timen, pa emër,
Me ty dhe mua rritet çdo ditë,
Dhe pse unë fshehur e mbaj në zemër...
-ARMENIDA-
(Maj 2021)



