Duke pritur semaforin jeshil - Nga Vangjush Ziko
Ec rrugës me këmishë të larë
në lavatriçen e shpirtit,
hekurosur me hekurin e nxehtë të moralit,
me parfum të markës moderne parfumuar.
Hijen ma shkelin kalimtarët,
zogjtë indiferentë ma ndyjnë
me glasat e tyre,
hijet e blerta të pemëve
përpiqen të ma ngjyejnë
me ngjyrën e pranverës.
Në udhëkryq,
duke pritur semaforin jeshil
të lumturisë,
thinjen mendimet
dhe pasionet e mia.
©Vangjush Ziko



