Mbrëmjet e Tiranës - Nga Kastriot Fetahu

Kastriot Fetahu - Chicago, SHBA
Nuk i harroj dot, mbrëmjet e Tiranës,
Nuk janë si "Podmoskovnije Vjeçera",
Kafet, rrëmujat, shëtitjet anës Lanës,
Kaq të zhurmëshme, Moska, nuk i ka.
Nuk i harroj dot, mbrëmjet e Tiranës,
As në Chicago, nuk janë ato ashtu,
Pasion mesdhetar, jo aromë oqeanesh,
Feniks apo Hermes, fluturoj për tek ju.
Nuk i harroj dot, mbrëmjet e Tiranës,
Muzikë, lokale, mes njerëzish në bllok humb,
Dëgjohet Beethoven, deri tek kënga e Tanës,
Natën në fundjavë, Lana të duket Danub.
Sa mall kam, për mbrëmjet e Tiranës,
Zogjtë në të njëjtat vënde, kthehen përsëri,
Dielli nuk ndriçon, si në vëndin e Nënës,
Si meteor nga qielli, më prisni, do të vij.
(Chicago, 11 Prill 2021)
©Kastriot Fetahu Foto: Arend Rada



