Krijimtari

Mos më thuaj...! - Poezi nga Merita Paparisto

Mos më thuaj…

Që shpesh jam e pa kuptueshme

zgjohem në mesnatë pa shkak

flas për gjëra të çuditëshme…

dëgjoj muzikë pa pushim

kërkoj gjithmonë diçka pa emër

që t’i jap frymë e zemër…

 

Eshtë faji i yjeve.

Më shtien zjarr në kapilarë

fryn batica brigjet e derdhet

ngrihen dallgë e shpërthejnë stuhira

gjumi mezi gjen një vend

ku të futet i trembur…të fshihet.

Ja, qëndroj në errësirë

në kopshtin pas shtëpisë.

Unë një shishe verë e përgjysmuar

nën dritën e xixëllonjave.

Shkul vargje të harlisur dhe përpiqem

t’i mbjell me një laps

në një fletore me rreshta.

Pastaj i gris fletët

i bëj avione…varka letre dhe i nis.

Mos më thuaj…

që ende nuk të kanë mbërritur!

 

©MeritaPaparisto

 

 

FLASSHQIP beson në mbështetjen e lexuesve. Bashkohu me FlasShqip duke dhuruar përmes e-transfer (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) ose duke klikuar më lart butonin “donate”. Faleminderit!

*Gjithashtu nëse dëshironi të bëheni pjesë e rubrikave tona, na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..