Arratisje - Nga Artan Gjyzel Hasani

zhgënjyer nga shëmtimi mbyllim sytë
e të lodhur nga jeta biem në gjumë
që të shohim një ëndërr tjetër
nëse është e bukur
nuk zgjohemi kurrë
dhe vdekja na gjen të fjetur
dënuar mbetemi në atë botë
ëndërrimtarë të përvdekshëm pa ëndrra
kristale që refuzuan të thyhen
gastare tunduese letargjish
ndëshkuar me zgjim në errësirë
aty ku mbaron udhën hana…
©artangjyzelhasani 2021