Krijimtari

Vjeshta e Mios - Nga Vangjush Ziko

 Vangjush Ziko - Toronto

Përsëri

u ngjyen gjethet,

të verdha.

të kuqëremta,

të bronxta.

Digjet

Morava,

digjen kodrat,

bulevardet,

parqet,

bliret

digjen qiri.

Zgjohet

çdo vjeshtë,

ndez llullën.

ngjyen penelin

në paletën e artë.

Digjet Korça

nga malli i zjarrtë i tij.

©Vangjush Ziko