Krijimtari

U mësuam - Nga Vangjush Ziko

U mësuam me gënjeshtrën

si arinjtë polarë

me ëndrrën e praverës,

që çel vetëm lule akulli.

Të veshur me lëkurën

e përzhitur të saharës

(ne beduinët)

shuajmë etjen

në oazin e mirazhit,

U mësuam

ta gëlltitim hajmalinë e fatit

si gënjeshtrën,

Ne robotët e përjetshëm,

dikur Njerëz.

©Vangjush Ziko