Krijimtari

Përshpirtje - Nga Artan Gjyzel Hasani

njeriu plak veten kur nuk pret më asgjë

dhe të tjerët kur presin prej tij...

nëse jeta qënkësh një gënjeshtër

ajo

e vërteta

vdekja

bëhet zhgënjim…

po mbase njeriu bën edhe pa vdekjen

mund të mos vdiste

dhe askush nuk do e vinte re…

përcjell veten për atje

në vendin bosh rrethuar me njerëz

dhe shpirtin bredharak e lë jashtë

larg syve të botës

pa dëshmitarë…

por jo shpirtin e vet…

dhe nuk është gabim i Zotit

kjo anomali kronike e fituar përgjatë jetës...

mos të gënjejmë veten...

të gjithë jemi të sëmurë të shëndetshëm

shpirtin tonë e kemi humbur në të gjallë

e kemi shitur, falur apo harruar

dhe kur vdesim çlirojmë shpirtin e një tjetri

që ia kemi vjedhur apo marrë…

©artangjyzelhasani 2021