Mit i përjetshëm - Nga Vangjush Ziko
Balta u thinj,
drurët gjysmë të bardhë
gjysmë të zinj,
pa fletë,
lakuriq.
Flokët e mi u thinjën
duke numëruar ditët e netët,
që ngrijnë
dhe shkrijnë vetë.
U thinj kalendari i vjetër.
Var në mur kalendarin e ri.
I përjetshëm ky mit
i mbarimit
dhe rifillimit të jetës.
©Vangjush Ziko



