Panamaja ime - Nga Artan Gjyzel Hasani
sot 60 vjeçar ngjasoj me Panamanë
dhe jo rastësisht ndodhem këtu mes vizitorëve
në vendin ku për të bashkuar dy oqeane
u desh të ndahen dy kontinente…
dheu dhe uji
dashnorë armiq
besnikë të njëri-tjetrit
bashkë në dashuri
bashkë në urrejtje…
ndërto Panamanë tënde edhe ti
harroji urat
janë jashtë mode
u përkasin spektatorëve…
duhet hapur një kanal diku mbi zemër
dhe kontinentin e vjetër të vetes ta ndash vendosmërisht përgjysëm
për të bërë bashkë
dheun dhe ujin
kujtimet e të dyve
dhe…
…mirësevjen në Panamanë time!
se një gjashtëdhjetëvjeçar si unë
është dy:
ajo që bëri
dhe çka pa bërë i mbeti…
Panamaja është ndarja
që të bashkon përjetë
me veten
me tjetrin…
(nga vellimi poetik "IDIOTICUS", 2022)
©artangjyzelhasani



