Mëngjes i qytetit me kalldrëm - Nga Vangjush Ziko
Mëngjesin
ma lajmërojnë makinat
që zgjohen me zhurmë nga gjumi.
(Këndezat u therën
dhe u zjenë në tenxheret me presion).
Rrezet e diellit të dytat
më trokasin në ballkon.
Rendin fëmijët zhurmshëm
me çantat e shkollës pas shpine.
dielli ua mbush me dritë.
Pensionistët, pa gdhirë mirë,
presin të marrin
thërrimet e pensionit që hoqën nga goja
për këtë dimër të thinjur.
Tavllat e pastruara të kafenesë
presin hirin e ri
të halleve të vjetra.
Në pangarin e kishës përbri
ndez një qiri jeta.
©Vangjush Ziko



