Krijimtari

Moda është femër - Nga Vangjush Ziko

Mos e ler të griset kostumi

tok me lëkurën, njeri.

Natyra ndërron gjethet

stinë pas stine,

vesh e zhvesh qielli retë

grisur nga rrufetë,

hëna këput yjet kopsa

dhe shfaqet lakuriq,

Moda është femër,

gianni versaçe

(stilisti i dashuruar)

bëri botën ta adhurojë

gruan perri,

burrat i veshi shik

me kostum flirti,

u veshi trupin

dhe u arnoi shpirtin

me xhelozi.

©Vangjush Ziko