Shekull jetimësh - Nga Vangjush Ziko
Shekulli i gurit
zu myshk,
i bronxit u ndryshk,
i hekurit u ronit nga shpatat,
mermeri nga shtërngatat.
Shekuj me kryq,
shekuj me hënë të ngrënë,
gjurmë drite,
gjurmë gjaku pas kini lënë.
Shekull jetimësh
(alias birësimesh)
birëson fëmijët,
çbirëson pleqtë,
në ankand njeriu
dhe liritë,
shtetet vetë,
për një vizë,
për një kuletë.
shekull kallp,
a i vërtetë!?
©Vangjush Ziko



