Blasfemi fëmijësh të rritur - Nga Artan Gjyzel Hasani
të dielave në mëngjes trokiste dera
ishin arixhofkat e përtej urës,
lajkataret bukuroshe me kanistra
që për tridhjetë lekë të shikonin fatin,
vijën e jetës ku përgjonte vdekja
dhe gjysmën tjetër të udhës…
unë kisha frikë nga ato,
por më shumë nga fati...
nuk doja ta dija
nuk doja ta shihja...
m’i mbyllje sytë me pëllëmbë, nënë,
dhe unë fëmijë që akoma s’njihte gërmat
në dorën tënde lexoja shkrimet e shenjta…
dhe kur ike lart...
lart…
atje lart…
e urreva Zotin...
e urreva aq shumë
sa e desha prapë…
©artangjyzelhasani



