Trungu - Nga Artan Gjyzel Hasani
gjetherënë dhe degëprerë
rrënjëdalë dhe i tharë…
nuk ia ka frikën asnjë stine
nuk e tundon më asnjë erë
i padëmshëm… i pavlerë…
derisa dikur…diku…dikush
do të ndezë një zjarr me të
një zjarr pa flakë
ku do të ngrohen pa u djegur
udhëtarë të lodhur nga jeta
me supet si gjethe të rëna
krahët si degë të prera
këmbët zvarrë si rrënjë të dala
dhe sy të tharë nga mospritja…
©artangjyzelhasani 2022



