Krijimtari

Njerëz nuk ka më… - Nga Artan Gjyzel Hasani

…mbaruan si biletat në koncerte…

statuja dylli jemi bërë prej kohësh

na shkrijnë siç duan

dhe ne ngrijmë në forma të parrezikshme

pa ëndrra dhe qëllime

në qytetin e tyre të paudhë ka rënë qetësia

kalimtarët e fundit ishim ne…

 

tashmë jemi të gjithë në skenë

dhe me sytë pa jetë shohim njëri-tjetrin

shfaqjet moderne bëhen në vitrina

nuk kanë nevojë për spektatorë

por vetëm për pasqyra

që për sjellje të mirë na i fal regjia

ku ne kemi frikë të kërkojmë veten

dhe të lumtur që nuk e gjejmë

duartrokasim sa herë që na blejnë

ata që na kanë shitur…

©artangjyzelhasani 2022