Krijimtari

Triptik - Nga Vangjush Ziko

*   *   *

Kërkova fenerin e diogjenit.

Në muze,

mbi sergjen kishin mbetur

vetëm lotët e ngrirë,

lotët e diogjenit

për njerinë.

*   *   *

Kungull halloween-i jam.

M'i kanë bërë prerjet e syve

dhe të buzëve të tjerët.

Ndez qirinë.

Nuk e di,

qaj apo qesh,

as i lumtur,

as i mjerë.

*   *   *

U ula në bibliotekën e jetës.

Skeda pa numër radhitur.

Rëndojnë raftet nga pesha e diturisë.

Kërkoj një libër të shenjtë.

Abetaren e dashurisë.

E paskan grabitur!

©Vangjush Ziko