Krijimtari

Mesha e kësaj së diele - Nga Vangjush Ziko

Tërë natën ra dëborë,

dëborë pambuk,

qetë-qetë.

Asgjë s'pipëtin.

Bredhi madhështor

me raso të bardhë

diamantë yjesh mbuluar.

Me temjanicën e diellit,

mbushur me temjanin

e një reje që tymon,

po nxjerr meshën

e kësaj së diele janari.

Bushet dhe kaçubet e thinjura

më gjunjë

qiellit i falen,

Vargu im psallt:

“Spiritus Mundi, Pax!”

©Vangjush Ziko