Krijimtari

Kotësi - Nga Artan Gjyzel Hasani

nuk ka mbetur asgjë interesante në këtë jetë

në tjetrën akoma nuk e di

monotoni klasike e kohëve moderne

ngjyrat si njerëzit

njësoj dalëboje

e bardha vdekur nga pleqëria

dhe e zeza si gjithnjë në zi…

bota gojëmadhe ka humbur jo vetëm shikimin

por edhe dëgjimin

dhe unë i mbetur pa fjalë

për të ngushëlluar dëshpërimin

me një zhgënjim të ri

mbyll radion dhe televizorin

dhe për të parën herë

filloj të lexoj

librat që kam shkruar…

(nga “FATA MORGANA”, 2023)

©artangjyzelhasani