Krijimtari

Nuk më besohet - Nga Vangjush Ziko

Nuk më besohet

që ikën zogjtë:

dielli po ngroh

nëpër foletë

vezët e bardha

me guaskë akulli.

Nuk më besohet

që ikën zogjtë:

me sqep të ngrirë

rrezet e diellit

po pijnë

duke çukitur

cipën e akullt.

Nuk më besohet

që ikën zogjtë:

këngët e tyre

po luan flladi

me fyejtë e bardhë

të mështeknës.

Nuk më besohet

që ikën zogjtë:

në shullëzë

nën një ferrëz

çel lulja e verës

zogjtë e verdhë të thëllëzës.

© Vangjush Ziko