Krijimtari

MARINAR I PRANVERËS - Nga Vangjush Ziko

Filloi fëshfëritja

e fletës.

Dallgëzimi i gjelbër

i jetës.

Dielli -

ishull i zjarrtë i agimit,

Retë -

velat e çjerra të dimrit.

Anija ime

e vargjeve

Lundron dallgëve

të ngjarjeve.

Me gjethet e para

të lisit

Mbuloj plagët e vjetra

të shpirtit.

Mes luleve

dhe mes derteve

Këndoj

pranverën e njerëzve.

© Vangjush Ziko