Shtatorja pa piedestal - Nga Vangjush Ziko
* * *
Nuk e di sa herë ka lindur,
sa herë ka perënduar dielli
në jetën time,
(lind e perëndon si ëndërr),
gdhihem mëngjesit me ëndje,
papritur fshihet pas reve,
stuhia vetëtin e përvëlon,
kthjellet,
ndez cigaren në ylberin e tij,
mbledh veten,
dielli perëndon e lind
duke ma hequr zvarrë
hijen,
që digjet dhe vetëm digjet.
* * *
Të matesh,
(me kë të matesh!)
vetëm me hijen e mëngjesit
mos u mat,
as me natën,
(ta fshin hijen si vdekja),
me hijen e mesditës matu
kur dielli ndrit në apogje
hijen e smirës tënde
me këmbët shkel
dhe hijeshon mbi dhe'
(pa piedestal)
shtarorja jote
thjesht
njerëzore.
© Vangjush Ziko



