Krijimtari

Në Ditën e Nënave - Nga Vangjush Ziko

Në ditën e nënave sot

lule nënës sime së largu

nuk mundem t'i çoj,

pranverës i lutem

burbuqet e pemëve

mbi mermer t'ia shkundë,

emrin e derdhur në bronx

t'ia lajë me të vesës shkumbë.

Mëmëmadhes ç't'i them

që së gjalli braktisa,

zemra i dhemb

për bijtë plangprishës,

të mirë, të ligj

të tutë janë,

mbaji bijtë e tjerë

në tënden mësallë

dhe nëse sytë

t'i përlotin,

me naforë të shenjtë

i mëko,

shpreso dhe guxo.

© Vangjush Ziko