Krijimtari

Kohë e kalbur - Nga Armenida Qyqja

Nëpër rrugë s’di pse ka filluar të vijë

Era e rëndë e mollëve të kalbura,

Mollët e revolucioneve të arta...

 

Era, ndoshta, s'kishte ikur kurrë,

Kamufluar me parfumet fallco,

Priste sërish kohën e vet...

 

Zgjedhjet mbaruan, mbaruan,

Populli qorr votoi Partinë,

Si një herë e një kohë, njëzëri...Urraaa!

 

Nga varret pa emër, qeshin hidhur martirët,

Ah, kur bëhen dhe morrat përbindësha,

S'paska shpatë që ua pret të kuqet koka!

 

© Armenida Qyqja, qershor 2023