Krijimtari

Burrave të vendit tim - Nga Armenida Qyqja

Burrat e vendit tim i zbuan,

Dhe gratë e ngrata pas tyre,

Foshnjet me djepat në krahë,

Rrugëve të botës, të burrërohen...

Me kryet ulur e bishtat ndër shalë,

Nga të katër anët i bënë të marrin dhenë

E s'qenë jo, as turq e as sllavë,

Por një grusht rrugaçësh, burracësh...

Në sundukët e drunjtë u ndry burrëria,

Stoli e dalë mode që s'i duhet kujt,

Me kostumet uniseks tek dera,

Pret e përcjell skllevërit, globalizmi...

© Armenda Qyqja, Maj 2023