Krijimtari

Heshtje - Nga Vangjush Ziko

Heshtin malet

kur bie muzgu,

siluetat e tyre

prej murgu

falen.

 

Gjyshi

kur fliste me Zotin

(s'e di ç'i thosh)

bënte kryqin

dhe heshtte.

 

Në heshtje flasin

të fshehtat e shpirtit:

dhe dashuria

dhe tradhëtia

edhe krimi.

 

Hesht bota

përpara fytyrës

së vet

dhe vdekjes.

 

© Vangjush Ziko