Krijimtari

Pazare zuzarësh - Nga Armenida Qyqja

Mua do vijnë të ma shesin Atdheun,

Atëherë, kur kurrgjë mos t'i ketë mbetur,

Do t’ua ble, me lekë gjaku në dorë,

Dhe pse s’jam budall e as qorr...

E dinë zuzarët, fare mirë e dinë,

Ndaj rrafsh e kanë kur ngrenë pazaret,

Kush për karrige, euro, dollarë,

E kush për epshe të pangopura shtazore...

S’di në do më qeshë a qajë,

Konica i gjorë, me shokë atje lart,

Dhe njëqind vite më pas,

Prapë zuzarët, në pazar me Atdheun...

© Armenida Qyqja - Vancouver, Qershor 2023