Krijimtari

Gëzuar festën, Kanada! - Nga Vangjush Ziko

*   *   *

O tokë e mardhur e Veriut,

Veshur me qyrkun e ariut.

 

U ul ky dielli të të puthë

Vetull kodrën dhe gushën fushë.

 

Panja e mbarsur nëpër ngricë

Po i jep gjethes së saj sisë.

 

Përrenjtë rendin si të marrë

Dhe thërrmohen në Niagarë.

 

Ajzbergët, që të vijnë rrotull

Ia vure diademë kokës.

 

O Borëbardha e Botës!

 

©Vangjush Ziko