Krijimtari

Bluetooth - Nga Artan Gjyzel Hasani

mbase do t’i shkruash ti poemat e mia

kur unë të mos jem më…

diçka do të ndodhë kur t’i vësh pranë

shpirtin tim

dhe

mendjen tënde

e pamundur të mos ndodhë

se fundja njerëzore janë

edhe mund të gabojnë

dhe të bien në dashuri bashkë

si në legjendat

i vdekur me të gjallë…

dhe nëse s’ndodh

s’ka gjë

nuk prishemi për kaq pak

une do t’i marr me vete atje

dhe ti këtu

s’do të kesh më frikë nga vdekja…

(nga vëllimi poetik “IDIOTICUS”, 2022)

©artangjyzelhasani