Shqipëria, ç’është e ç’do të bëhet - Nga Armenida Qyqja
Në mes të sheshit keni mbetur vetëm,
Mbi pllajën e betontë dhe smog,
Monument për turistët, shkrepje aparatesh,
Azilantët që kërkojnë një qoshe vend...
Një heshtje-mort mbëthen grykët e pushkëve,
Për gjëmën, kujt t'i shprazen sot?
Me miq-armiq mbushur plot zyra e bare,
Dhe një popull që udhët merr me lot...
E helmët kafeja Bej, vrer,
Një vrer që ende kundërmon!
“Shqipëria, ç'është e ç’do të bëhet”
Një helm, që helmit ia kalon...
© Armenida Qyqja - Vancouver, korrik 2023



