Krijimtari

Çlodhje e tymosur - Nga Vangjush Ziko

Trokiti përsëri e diela

si endacaku hebre i përjetshëm

mbuluar me pluhur

dhe djersë.

Ekranet s'u lodhën së mbllaçituri

tallavatë dhe kronikat e javës

(nuk bëmë një ditë pushim

siç bëri Zoti kur krijoi botën!).

Një thinjë më shumë shtohet

si bryma e vjeshtës,

një rrudhë e re skicohet mbi fytyrë

ku do pengohet java që filloi.

I gëzohem barbecue-së

që kundërmon

në oborrin prapa shtëpisë.

Ajme,

oborri i vendit

erë shkrumb tymon

nga zhuri i varfërisë.

© Vangjush Ziko