Krijimtari

Si të jetë e para - Nga Artan Gjyzel Hasani

jetoje çdo ditë si të jetë e para

gabo gjithnjë në kohën e duhur

tallu me veten

dhe qesh nga marria

jeta është prapë e bukur…

vdis nga plagët në prehër të muzgut

për t’u ringjallur në agun tjetër

e përjetshme është veç dashuria

me shikim të fundit

të tjerat janë kanata të verbëra

që i përplas era

dyer pa brava mbi pragun e vjetër…

(nga "FATA MORGANA", 2023)

© artangjyzelhasani