Krijimtari

Dy poezi binjake - Nga Vangjush Ziko

Mësim Natyre

Ç'i duhet drurit

kjo kurorë e gjelbër, -

ia shkund xhelozja vjeshtë!

Këto degë, jo degë,

krahë për fluturim, -

Ç'i duhen kur rrënjët

të fluturojë s'e lënë!

Inçizon druri në trung:

stinët me vesë,

stinët me brymë,

stinët e thata.

Trungun ia pret

një ditë sopata,

lexon druvari

rrathët e jetës,

rrathë

dhe vetëm rrathë

danteskë.

 

Himn Akatis

Vdes shpresa,

po e shpien ta djegin

në krematorium,

në hirin e saj të mbjellin

tjetërsimin e të lashtit fis.

Më gjunjë para ikonës

ligjëroj himnin akatis.

Mugëllon i brishti filiz

i farës që ka mbjellë

stërgjyshi im pagan

në zemrën time kishë.

Amin!

© Vangjush Ziko